Ashtu si informuan nga MPB-ja, dje në ora 05.20 në Stacionin Policor në Kamenicën e Maqedonisë, një i punësuar në minierën Sasa ka lajmëruar se rreth orës 03.30 në minierën Sasa gjatë kryerjes së punëve është lënduar L.S.(52) nga Kamenica e Maqedonisë i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në spitalin në Koçani, transmeton Almakos.

Kontroll në vendngjarje kanë kryer zyrtarët policor nga Stacioni Policor në Dellçevë.

Për ngjarjen janë njoftuar Prokurori Publik dhe inspektori i punës në Dellçevë.