Nga e premtja (29.01.2021) për herë të parë për këtë sezon e lëshojmë në përdorim teleferikun e ri me gjashtë ulëse “Leitner” në Qendrën e Skijimit „Kodra e Diellit“.Përdorimi i gjashtëulëses “Leitner” të premten, ditën e parë të lëshimit në përdorim të teleferikut për këtë sezon, përshëtitje (pamje) panoramike për vizitorët e Qendrës së Skijimit “Kodra e Diellit” do të jetë FALAS. Në këtë ngjarje do të marrin pjesë Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe drejtori i ELEM TURS, Adem Avziu. Janë planifikuar deklarata për media dhe shëtitje panoramike për gazetarët.
Bëhet fjalë për teleferik shumë bashkëkohor, i vetmi i këtij lloji në vendin tonë. Gjatësia e linjës së teleferikut është 1.510 metra, me kapacitet maksimal për transportimin e skiatorëve prej 2.400 skiatorë në orë.

Teleferiku me gjashtë ulëse është i pozicionuar në lokacionin nga Mal Jelak deri në majën e ski-ashensorit Ajduçka Ramnina (ish Ge). Shtigje të reja skijimi në gjatësi mbi 3 km do të sigurohen përgjatë linjës së teleferikut të ri. Ditët tjera teleferiku me gjashtë ulëse do të punojë rregullisht, si dhe ashensorët e tjerë të skijimit dhe teleferikët në Qendrën e Skijimit, nga ora 9 deri në 15:30. Çmimi për një vozitje në teleferikun me gjashtë ulëse, që do të vlejë nga e shtuna, është 150 denarë. Për të gjitha biletat në Qendrën e Skijimit, kërkohet kaucion kthyes në vlerë prej 200 denarë.

Teleferiku i ri së bashku me ski-ashensorët dhe teleferikët ekzistues, do të mundësojë rrjedhë më të mirë dhe më të shpejtë të skiatorëve dhe do të ofrojë shtigje akoma më atraktive për skijim. Kështu, Qendra e Skijimit “Kodra e Diellit” këtë sezon është zgjedhja e duhur për skijim dhe për snowboarding dhe për të gjithë ata që i pëlqejnë sportet dimërore.

ELEM TURS “ SHPKNJShkup
Sektori për komunikim me publikun