I nderuari z. Zaev,

E kam parasyshë agjendën tuaj të stërngarkuar, por ju sygjeroj të ndani pak minuta për të lexuar këta reshta. Na rastisi jeta që gjatë ushtrimit të detyrës publike në një mandat timin që edhe të njihemi me Ju por shum pak. Detyra publike shumë e rëndësishme si lider i opozitës ma bënë për obligim tju drejtohem me Ju, por besoj se nuk vuani nga kompleksi po tju drejtohem edhe me Ti.

I nderuar, që me njohjen e parë dhe nga ajo që kisha lexuar dhe vërejtur në komunën me të cilën menaxhoni ju tani më me disa mandate, konkludova se ti je pa dyshim një menaxhues i suksesshëm, një personalitet me njohuri të mjaftueshme, mjaftueshëm i edukuar, por ajo që atëherë nuk fitova përshtypjen ishte fakti se për ti vlerësova se ti nuk ke Guximin.

Por këtu në ndërvetëdijen time, pas publikimit të proektit sipas jush  “ E vërteta për Maqedoninë”, ndërova bindjen se ti e kishe edhe guximin si vyrtit.

z. Zaev, jam plotësisht i vetëdijshëm ashtu siç jeni edhe ju , se më këtë proekt në fakt me guximin për publikimin e tyre , rrezikuat shumë në çdo aspekt, aq më tepër kurë mbi një dekadë shtetin e udhëheqë një bandë politike , tani më falë juve edhe të dekonspiruar totalisht. Ju shpëtuat mbase si duket qëllimi ishte i sinqertë, juve ju ndihmoi Zoti, por gjithmonë duke aspiruar se në këtë vendë të kthejë demokracia, liria, sundimi i së drejtës dhe të eliminohet plaçkitja dhe kriminaliteti në këtë shoqëri sa më shumë që të jetë e mundur. Nuk do të kishte njeri normal të mos ju mbështeste me këtë aspiratë univarsale, aq më tepër kur vendi ishte i mbërthyer nga postulatet e lartpërmendura.

Ndonëse të ashtuquajturat “ bombat” të proektit të partisë suaj, në fillim dukej se po e tymosin ambientin politik të vendit por për pak kohë tymnajat e kristalizuan këtë  ambient dhe hajdutërinë, shantazhet, krimin, konstruktet, sajimet dhe shpërdorimet e pushtetarëve qeveritarë mashtrues, kristalizimi i ambientit e bëri që këta të bëma dhe protagonistët e çfaqjes së tyre të duken “cullak” sikur të jenë duke ndejtur në skaj të një parku por si të gjorë dhe të turpëruar.

I nderuari z. Zaev, ti e ke parasyshë se përgjimi është punë e zymtë, këtë për privatësinë e ndalojnë edhe ligjet kudo në botë, por kur është fjala për interesin publik askund nuk ndalohen publikimet e tilla. Edhe zoti për privatësinë e ka bërë të ndaluar por edhe Madhënija e tij për ate që dëmtohet qytetari dhe njerëzimi në përgjithësi e ka vlerësuar interes të përgjithshëm, prandaj edhe fuqia e tijë tradhëtarët,hajdutët dhe maskarenjtë e bënë që të koriten që në këtë botë.

I ndruari z. Zaev, të gjitha këto ti dhe opinioni i ka në dijeni, ajo që unë vendosa tju drejtohem me këtë letër është me sa vijon;-

Mendoj se do të jeni konsistent deri në fundë, Ju në vazhdimësi keni theksuar se nuk  do të shkojmë në zgjedhje si opozitë deri sa bashkërishtë të vlerësojmë se u gjet kompromisi lidhur me mediumet dhe të bëhet pastrimi i listës së përgjithshme zgjedhore. Veç më është punë e njohur , jo për fajin e KSHZ por nuk mbeti kohë e mjaftueshme që kjo punë të kryehet në optimum me rezultat të besueshëm. Ndërsa për mediumet nuk ka konsensuz kurse edhe ekspertit të BE si mediatorë i kishte skaduar mandati, dhe askënd nuk mund ta bindni se kjo kupollë manipulatore do të ulet për tu aritur ky konsensus sepse nuk i kovenon.

I nderuar , edhe pse me vonesa shumë të theksuar  për shkak të opstrukcioneve që bëri pushteti duke i kqëpërdorë mekanizmat e saj, ju aritët me mundë që shumë pika të marrëveshjes edhe të jenë realitet. Por janë edhe dy çështjet kyçe të lartpërmendura pa të cilat nuk është e mundshme  të ketë zgjedhje të besueshme. Pra zgjedhje të besueshme nuk do të thotë se nëse ato ashtu i vlerësojnë vetëm katër lider të partive, besueshmëria është më shum se kaq. Dhe për këtë ndaj mendimin se pa këto dy çështje Ju nuk duhet të shkoni në zgjedhje por përsëri është çështje e organeve të partisë suaj se si do të konkludojnë ato. Kjo është çështje për të cilën duhet patur shumë kujdes, ju nuk e votuat vendimin se parlamaneti të shpërbëhet me 7 prill. Kot e kanë ata që janë të instumentalizuar se po që se nuk do të ketë zgjedhje me 05 qershorë populli do të delë në rrugë. Për cilin popull flasin ata, çka nënkuptojnë ata me popull. Populli është më shumë se Karposhi dhe Stevçe Jakimovski.

Madje ju duhet të jeni maksimalisht transparent dhe kohabitues me partitë politike shqiptare opozitare, pa ndërkëmbza por të hapur për bashkëpunim. Politika është konsensus, kompromis, mirëkuptim por edhe sinqeritet, ajo jo gjithë herë nënkuptin trika, ndërkëmbza dhe manipulime. Kush i bënë ato do të shpaloset. Sot fal teknologjisë asgjë smund të mbetet sekrete, mbase sa për të vërtetën duhet me i ja pranuar edhe z. Gruevski për etablimine e definicionit se e vërteta është si…… herdo kurdo ajo delë !

z, Zaev, Kurë do që të mbahen zgjedhjet, ju jeni në ndërdije se edhe sikur të fiton opozita e bashkuar që i prinë ti, ti nuk do të jeshë premier i këtij vendi mbase edhe këtë e keni shpreh në një farë mënyre, por përsëri ju edhe deri më tani kontribuat mjaftë që në këtë shtet diçka të filloj nga e mbara si kudo në Europë.

z. Zaev ,dijeni se ky shtet nuk do të mund të funksionojë pa një rikompinim kushtetues-politik si sistem në të ardhmen. Ky ridefinim duhet të bëhet me konsensus detyrimisht edhe me shqiptarët dhe të tjerët që jetojnë në këtë vendë. Vetëm kështu mund të ecet përpara drejt integrimeve dhe zhvillimit ekonomik për mirëqenie më të mirë për të gjithë.

Dhe ta përfundojë, nëse ti arinë këtë koncept ta etabloshë në këtë shoqëri, atëherë kush do le të jetë premier e kryetar shteti, Ju z. Zaev do të mbeteni lider i demokracisë së këtij vendi, sepse ia dolët deri më tani ta shpalosni këtë keqe ndërsa qytetarët janë ata që duhet ta mërmbysin me votën e lirë apo më ndryshe.

Qenan Aliu

©fol.mk