“Shprehim shqetësimin tonë të thellë që shumë vendbanime, sidomos shqiptare, në këto temperatura shumë të ulëta në vazhdimësi janë pa furnizim me energji elektrike. Kjo përpos që direkt e rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve, njëherësh u shkakton shumë dëme ekonomive familjare si pasojë e djegies dhe prishjes së shumë pajisjeve elektroshtëpiake”, reagojnë nga Lëvizja BESA.

Ata apelojnë deri te EVN Maqedoni që “më seriozisht t’i qaset shpërndarjes dhe furnizimit me energji të qytetarëve dhe të tregohet më e përgjegjshme ndaj kryerjes së detyrimeve ndaj qytetarëve. Detyrim parësorë në këto temperatura të ulëta duhet të jetë jeta dhe shëndeti i qytetarëve”.

“Si Lëvizje BESA zotohemi se do të angazhohemi për furnizim të rregullt, cilësor dhe me çmim të volitshëm të qytetarëve me energji elektrike”, thonë nga Lëvizja BESA.