Deputetët e Besës nuk do të marrin pjesë në vazhdimin e debatit për amendamentet për Propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve në Komisionin për Çështje Evropiane, përcjell Fol.

“Nuk do të marrim pjesë në punën e Komisionit sepse konsiderojmë se do të vazhdojë teatri dhe ne nuk e kemi ndërmend që të marrim pjesë në këtë teatër” tha deputeti Fadil Zendeli.

Besa kërkon që të votohet për dy amendamentet e saj, i pari të ndryshojë emri i ligjit dhe të quhet Propozim ligj për përdorimin e gjuhës shqipe, ndërsa i dyti për përdorimin e plotë të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore.

Deputetët e Besës në pyetjen e gazetarëve thanë se nuk kanë marrë ftesë për pjesëmarrje në Qeveri. /Fol/