Sonte Lëvizja BESA mes qindra të pranishmëve në Pallatin e Kulturës në Gostivar, e themeloi Këshillin Komunal për Komunën e Gostivarit.Në kuvendin themelues  me fjalimet e tyre u paraqitën në emër të kryesisë qendrore Ermira Asani, kurse në emër të këshillit kordinues  fjalë rasti mbajtën edh z,Afrim Gashi,  dhe Skender Rexhepi – Zejd.Pas prezantimit të gjithsej 34 anëtarëve të Këshillit Komunal për Komunën e Gostivarit  për koordinator zgjodhën ekonomistin  Afrim Alilin. Të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. Me këtë rast ai theksoi se: “Këtyre ditëve në Gostivarin tuaj këta të partisë në pushtet nuk lanë presion pa bërë që këta burra e burrnesha sonte të mos ngjiten në këtë skenë. Përkundër krejt trysnive, përkundër kërcënimeve të tyre, ata nuk ia dolën. Prej sonte edhe Gostivari është më BESË.

besa gv