Profesori dhe politikani i njohur shqiptar, Rufi Osmani i rekomandon opozitës shqiptare – Aleancën Shqiptare dhe Lëvizjes Besa që të bashkëpunojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentar, njofton agjencia e lajmeve INA.
“Anketa e IRI-të nxorri në pah se të tre partitë i kanë 4 për qind. Vetëm bashkëpunimi, pavarësisht a do të quhet Aleancë e shqiptarëve apo Këshilli opozitar, duke respektuar peshën rajonale dhe politike që e kanë këto tre subjekte mund të realizojnë objektivin e elektoratit që thjeshtë të ndodh ndryshimi. Nëse nuk ndodhë bashkëpunimi, për fat të keq më duhet të them se do të mbizotërojnë egot personale të tyre për të cilat nuk ka asnjë argument, as politik, as logjik e as strategjik”, deklaroi Osmani.
Një këtë intervistë Rufi Osmanin, flet edhe për fillimet e tij në PPD, frakcionimin në PDSH, marrëdheniet kapricioze që ai kishte me Arbër Xhaferin dhe Menduh Thaqin, zhvillimet e 9 korrikut dhe fajtorët rreth masakrës së Gostivarit, periudha e burgosjes por edhe periudha e rikthimit në politikë, rifitimi i komunës së Gostivarit, si dhe marredhëniet e tij me Ali Ahmetin.