Ndërkohë që zjarret vazhdojnë të zgjerohen   me intensitet të shtuar nga të gjitha anët, politika po sforcohet të gjejë tema debati artificiale, për t’u dukur sikur edhe ajo ka shqetësimin e saj për këto çështje.   Mbase edhe mund të gabojmë kur themi se dikush bën të   pamundurën pë tu përballur me zjarret për ti shuar ata, e ca të tjerë  po kënaqen duke zgjatur e ”fërkuar” duart, e   duke u ”ngrohur” në zjarrin që po na djeg të gjithëve.

Nuk është koha për t’u fryrë zjarreve për  përfitime politike, por është koha për të shprehur solidaritet me çdo banor të këtyre zonave dhe vlerësim për të gjithë ata  vullnetarë, të cilët sakrifikojnë gjithçka,  duke vënë edhe  jetëne tyre  në rrezik për të shpëtuar pyjet, shtëpitë dhe jetët e çdo  banori.

Po si duket fatkeqsisht ka edhe nga ata që u fryjnë këtyre zjarreve   duke akuzuar një kryetar komune, ministër apo një qeveri të  tërë, nëpermjet  ca germave që mezi i shkruajnë   në fejsbuk, e  që nuk i pamë kurrë me lopatë në dorë,  me ndonjë kovë ujë, ose së paku me një   fjali që të mbështeste ata djem që po ju zihet fryma  në përpjekje për të mbajtur zjarret në kontroll.

Është vërtetë  për të ardhur keq kur  ” hija,  disa personave   të vegjël u paraqitet e madhe”,  e që me aq lehtësi mundohen të  gjejnë fajtorë. Sigurisht se fajtor  ka shumë, por politikë me zjarre e përmbytje  tash shofim edhe më shumë. Kur  edhe një ”axhami”, aktron e merr guxim që njerëzve që janë kompetent dhe që kanë  të gjitha pajisjet e duhura për tu ballafaquar   me zjarre tu vendos ultimatume , e ndërkohë krekoset se do ta shuaj zjarrin  duarthatë, nëse deri ora 12 nuk intervenojnë, nuk  është gjë tjetër veçse   marrëzi edhe hipokrizi e llojit të vetë , për një njeri që pretendon nesër votën ta kërkon.

© fol.mk