Flamuri i Bashkimit Evropian, vazhdon të keqpërdoret për sjelljen e shpejtë të ligjeve në Kuvend. Kështu deklarojnë deputetët e opozitës, të cilët thonë se tentimi i fundit i keqpërdorimit është në Propozim Ligjin e ri të Qeverisë për drogat, i cili nuk ka hyrë ende në procedurë parlamentare. Koordinatori i Grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, nënvizon se me keqpërdorimin e flamurit evropian tentohet të shkurtohet debati në Kuvend, ndërsa me kwtw sipas tij devalvohet edhe misioni i BE-së në Shkup.

Pse e them këtë. Për ligje të cilat nuk janë të rëndësishme me Evropën dhe nuk janë për harmonizim të legjislaturës sonë me legjislaturën e BE-së, vendoset flamuri evropian me një qëllim, sepse ligjet që vijnë në procedurë parlamentare me flamur evropian kanë procedurë tjetër nga ajo e rregullt, pasi shkurtohen ditët për debat, afatet për dorëzimin e amendamenteve dhe shkurtohet mundësia për shqyrtimin nga ana e deputetëve në afat të duhur për tu diskutuar- deklaroi Nikolla Micovski, deputet VMRO-DPMNE.

Por deputeti i LSDM-së Hari Lokvenec, nënvizon se analizimi i miratimit të ligjeve në procedurë të rregullt, dëshmon mosinteresimin e opozitës për debate produktive në Kuvend.

Ta shohim sa është debati i madh, posaçërisht i opozitës lidhur me sjelljen e të gjitha atyre ligjeve. Nuk jam i bindur se do të ballafaqohemi me informatë për debate të mëdha, gjithëpërfshirëse dhe voluminoze. Më duket se bëhet fjalë për vendosjen e theksit tek një problemi që nuk ekziston në situatë në të cilën debati nuk është aq i shpeshtë në Kuvend, debati i cili sipas definicionit duhet ta forcojë opozitën- deklaroi Hari Llokvenec, deputet LSDM.

Sipas kryetari të Komisionit parlamentar për Çështje Evropiane, Artan Grubi, deri më sot, në të gjitha procedurat parlamentare është respektuar rregullorja e Kuvendit dhe parakushtet që një ligj të mban yllin e BE-së. Ndërsa deputeti i Lëvizjes BESA Fadil Zendeli thekson se me vendosjen e emblemës evropiane, pamundësohet puna efektive e opozitës.

Vlerësoj se kjo shumicë reformatore, ndryshe nga shumicat e tjera parlamentare të kaluara është angazhuar shumë më tepër në drejtim të përafrimit të ligjeve tona me ato të BE-së, dhe kemi pasur agjendë më të theksuar reformuese, gjë që mund ti ketë penguar opozitës momentale në Kuvend. Por nuk është e drejtë dhe e saktë që kjo procedurë ka qenë jashtë rregullores dhe jashtë procedurave ligjore- tha Sinkron: Artan Grubi, deputet i BDI-së.

Kryesia e Kuvendit i kalon përmes kësaj procedure dhe në këtë mënyrë, vetëm se pamundësohet puna normale dhe funksionale e Kuvend dhe në të njëjtën kohë deputetët e opozitës të japin kontributin e tyre në kuadër të këtij debati.

Për momentin, Qeveria në Kuvendi ka propozuar gjithsej 24 ligje me flamurin e BE-së. 18 prej tyre janë miratuar. Katër janë në procedurë të Kuvendit, ndërsa dy propozim ligje janë tërhequr. /Alsat M/