Një ditë pas votimit në nevojës të propozim ligjit për përdorimin e gjuhëve, opozita kërkon diskutim publik në Kuvend. VMRO-DPMNE-ja, kërkon që në diskutim të përfshihen ekspert dhe profesor të gjuhëve, të cilët sipas tyre do të ndihmonin qoftë shumicën qoftë opozitën në përpilimin e amendamenteve.

Një seancë e cila do të zgjasë pesë minuta, të sjellim përfundim për organizimin e diskutimit publik, të vendosim cili komision do të merr përsipër. T’i dëgjojmë mendime o njerëz! Dhjetëra e dhjetëra profesorë qoftë shqiptarë, maqedonas apo nga etnitetet tjera- deklaroi Ilija Dimovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Shumica nuk mbështet propozimin e opozitës, i cili sipas tyre është reagim “post festum”. Mazhoranca preferon debat publik.

Diskutimin publik si formë të cilën e njeh edhe rregullorja e që është e vendosur si pjesë e rregullores e që duhet organizuar nga komisioni i posaçëm, unë nuk jam kompetent ta thërras, e aq më pak mund të organizoj apo inicioj diçka të tillë- deklaroi Tomisllav Tuntev, deputet i LSDM-së.
Sipas rregullores së Kuvendit, ligjvënësi pas diskutimit të përgjithshëm, mund të vendos që për atë ligj të mbahet debat publik dhe të caktojë trup punues amë, i cili do ta organizojë debatin publik. Leximi i dytë për propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve, do të fillojë më 22 nëntor në Komisionin për Çështje Evropiane ku edhe do të propozohen amendamentet nga partitë politike./Alsat