Ambienti jetësor na intereson të gjithëve për arsye se ai është ngusht i lidhur me çdo aspekt të jetës tonë, kurse në shikim më të thellë, edhe në ekzistencën tonë.

Produkte nga plastika,tekstili,materiale ndërtimore etj mund të shihni rrugës për tek Penda e Likovës.Ky vend njihet si vend turistik ku njerëzit zakonisht shkojnë për tu relaksuar,por jo dhe për tu ballafaquar me ambiente përplot mbeturina.

Ndonëse  nuk ka askush që kujdeset për këto mbeturina, një pjesë e tyre hidhet në mënyrë të pakontrolluar nga banorër e papërgjegjshëm, gjë që drejtpërdrejt e rrezikon shëndetin e qytetarëve.

Fol.mk ju sjell disa fotografi dhe video,ndërkaq banorët të vlerësojnë se kjo është rezultat i keq menaxhimit të komunës së Likovës apo mospërgjegjësis së disa nga banorët./fol.mk