Andi Lila, mbrojtësi i Kombëtares, shpreson që ekipi kuqezi ta mposhtë Maqedoninë, në ndeshjen e parë eliminatore për Botërorin ‘Rusia 2018’. Kjo përballje do të luhet me 5 shator në Shkodër – në stadiumin ‘ Loro Boriçi’

“Shpresoj që të bëjmë një ndeshje, një performancë ashtu si e lamë në Francë, pasi jemi në nivel më të lartë. Kam shumë besim se do të dalim mirë këtë ndeshje dhe të ardhmet. Duhet të luajmë me këmbë në tokë dhe kemi treguar se nëse jemi të bashkuar mund të dalim sa më mirë në këtë ndeshje”, ka deklaruar ai.

“Nuk shoh derbi sepse si Maqedonia, Italia Apo Spanja janë 3 pikë. Do bëjmë detyrën dhe jemi të përqendruar për të marrë 3 pikët dhe shpresoj ti’a dalim”, ka theksuar anëtari i ekipit grek PAS Giannina. /Express/