Niveli i Liqenit të Ohrit është 16 centimetra mbi minimumin e lejuar, por është nën mesataren për në prill që është 42 centimetra mbi minimumin, njofton DPHM-ja.
Nga atje informojnë se edhe nivelet e ujit të të gjithë lumenjve në Maqedoni janë nën mesataren për në prill, ndërsa dallim më të madh ka Cërna Reka tek vendi matës Novaci ku niveli i ujit është 68 centimetra, ndërsa zakonisht për këtë periudhë është 164 centimetra.