Australia do të shqyrtojë të gjitha mundësitë për të ndaluar sulmet vdekjeprurëse të peshkaqenëve pas vdekjes së një vajze adoleshente.

Lajmi u konfirmua nga qeveria australiane pasi 17-vjeçarja Laeticia Brouwer u sulmua për vdekje nga një peshkaqen, ndërkohë që po bënte sërf në të hënën.

Ky është sulmi i tretë vdekjeprurës brenda 12 muajve, shkruan “BBC”.

Ministri i Mjedisit Josh Frydenberg, tha se Australia do të mendojë për eliminim e disa prej peshkaqenëve më të rrezikshëm ose futjen e masave të tjera, të tilla si kurthet.

“Do të mirëpresim çdo propozim , jeta e qytetarëve tanë vjen në rend të parë,” tha ai.