Kryetari i Unionit të gazetarëve shqiptarë dhe analisti Aleksandër Çipa, në një intervistë për TVM2 deklaron se liria e medias në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë e më gjerë më rajon, është e cunguar dhe kjo për shkak të raporteve problematike mes pushteteve. Megjithatë, Çipa e sheh më pozitive situatën në Maqedoni e Kosovë sesa në Shqipëri, sa i përket lirisë së medias.

Kreu i Unionit të gazetarëve të Shqipërisë në analizën e tij vëren se po shkohet drejt një tregu të përbashkët mediatik Shqipër-Kosovë-Maqedoni.

Për të unifikuar tregun mediatik, sipas z. Çipa, është e nevojshme ndërmarrja e disa hapave konkretë që konsisitojnë në unifikimin e kurrikulave te departamenteve te Shkencave te Komunikimit dhe Gazetarise.

Sa i përket të ardhmes së medias, Çipa shprehet do të dominojë gazetaria Online, megjthatë sipas tij lypset një ligj për kontrollin e tij me qëllim shmangien e abuzimeve dhe nxitjes së urrejtjes!