Prej 1 janari të vitit të ardhshëm do të paguajmë më shtrenjtë ujin, bukën dhe derivatet.

Duke publikuar buxhetin e vitit 2018, Ministria e financave kumtoi se akciza e dizelit do të shtrenjtohet për 3.5 denarë. Duke e ditur se bëhet fjalë për lëndë djegëse të cilën më së shumti e përdorin kompanitë transportuese dhe distrubuese, kjo do të sjellë edhe shtrenjtim të produkteve themelore siç janë buka përkatësisht mielli, pemët dhe perimet, njofton Koha.

Ekspertët thonë se akciza do të ndikojë në buxhetin e amvisërive, e me këtë do të rriten edhe harxhimet e çdo familje që posedon dizel veturë. Nëse në muaj afërsisht harxhohen 70 litra lëndë djegëse dizel, me rritjen e akcizës  në muaj do të duhet të ndani edhe 245 denarë më shumë, ndërsa në nivel vjetor diku 3000 denarë po rreth 50 euro.

Njëkohësisht, Komisioni rregullator energjetik ka paralajmëruar edhe ndryshime të çmimit të ujit për pije. (koha.mk)