Lista Serbe do të votojë pro kandidatit të PAN-it për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Këtë e ka konfirmuar Goran Rakiq, pasi që sipas tij, ata nuk duan të bllokojnë formimin e institucioneve.

Ndërsa për formimin e qeverisë, ai tha se do të deklarohen me vonë.

“Lista Serbe do të votojë për kryetarin e Kuvendit sepse nuk duam ti bllokojmë institucionet. Sa i përket krijimit të qeverisë do të flasim në ditët në vijim pas takimeve që do ti kemi”, ka thënë Rakiq./Zeri/