elefoni inteligjent i gjeneratës së ardhshme të Apple pritet të quhet iPhone 13, por është gjithmonë e mundur që kompania mund të zgjedhë një simbol të ndryshëm dhe ta kapërcejë atë numër krejtësisht-ashtu si disa ndërtesa heqin katet me numrin 13 sepse konsiderohet i pafat.

Ndërsa nuk ka gjasa, nuk do të ishte krejt e padëgjuar. Apple kapërceu iPhone 9 dhe shkoi menjëherë te iPhone X.

Po kështu, Microsoft u hodh nga Windows 8 në Windows 10. Në atë kohë, të dy kompanitë thuhet se e kaluan numrin 9 për qëllime marketingu, jo për ndonjë bestytni.

Telegrafi më poshtë do t’iu mbajë të informuar me lajmet më të fundit rreth kësaj ngjarje vjetore të Apple.

https://youtube.com/watch?v=EvGOlAkLSLw%3Ffeature%3Doembed