Gazetari Dragan Pavloviq Llatas dhe avokatja e tij, në seancën e sotme për rastin ‘Total’ kërkuan nga gjykatësja që tu ndalojë gazetarëve të inçizojnë para fillimit të gjykimit. Gjykatësja e miratoi kërkesën e tyre, megjithëse gazetarët paraprakisht më parë kishin marrë leje për të marrë video nga gjykimi. Përndryshe atyre u lejua të inçizojnë vetëm prokurorët publikë, përcjell Fol.

Kjo seancë u shty për shkak se Mbrojtja e Llatasit kërkoi që procesi gjyqësor të inçizohet, duke iu referuar Kodit të Procedurës Penale.

Ky rast i PSP-së ka të bëjë me evazionin fiskal në periudhën prej 2008-2015. Llatas është i akuzuar si pronar dhe menaxher i firmave të marketingut dhe shërbimit të konsulencës “Total Marketing” DOOEL Shkup, “Mediamaks dhe ‘Total Media Centar’ pasi ka dhënë informacione të rremë në llogaritë përfundimtare për t’iu ikur pagesave të taksave. Kompanitë, sipas aktakuzës, dëmtuan buxhetin prej 121 mijë euro, ndërsa i padituri për 63 mijë euro. /Fol/