Javorja “Fokus” ka vazhduar me shkrimet e saj lidhur me ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë. Në një shkrim të numrit të sotëm të kësaj reviste shkruhet se burime relevante kanë vërtetuar se në kuadër të skenarit të 27 prillit ishte paraparë vrasja e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, por përmendet edhe Johan Tarçullovski i VMRO-DPMNE-së, i dënuari i Tribunalit të Hagës për krime ndaj shqiptarëve në luftën e 2001.

Duke u bazuar në epilogun e ngjarjeve të 27 prillit me ç’rast më keq e pësuan Ziadin Sela dhe Zoran Zaev atëher ky skenar për të cilin flet Fokus në numrin e fundit duket shumë e besueshme një konstatim i tillë.

Skenari për të cilin shkruan “Fokus” është përmenduar disa herë në opinjon por Prokuroria me arrestimet e fundit duhet ta dëshmoj të njëjtën me fakte dhe prova përmes procedurës gjyqsore.