Shkruan Qenan Aliu

Gjorgje Ivanov thelloi edhe më shumë krizën politike dhe institucionale në vendë duke shpërfaqur edhe krizën kushtetuese së paku sipas tij.

Me këtë sjellje Ivanov jovetëm se nënçmoi intelegjencën e atyre që e kanë votuar por edhe të gjithë qytetarëve të këtij vendi duke përfshirë edhe ata që veprojnë me kokë e jo edhe me zemër kur takohen me te.

Ivanov në asnjë moment nuk tregoi e as që ka kapacitet të një figure shtetërore për unifikim, përkundrazi performon si një president ideologjik, skajshmërisht i indoktrinuar dhe si një nacionalist që duket me energji të harxhuar. Presidenti jolegjitim si mund të veprojë ndryshe përveç se me dy standarde për dikënd nënë e për dikënd njerkë. Ai nuk respekton edhe praktikën që vetë e zbatoi.

Ivanov dirigjohet me telekomandë duke kontribuar drejtpërdrejtë në thellimin e krizës . Ai është i intsrumentalizuar që të efektuojnë zgjedhje tjera të parakohëshme dhe në këtë skenarë ashiqare ka të ngjarë të jenë të implikuar si protagonistë kuptohet përveç partisë Vmro-Dpmne të Ivanovit edhe Bashkimi Demokratik për Integrim. Bdi në stilin heshtjes do të provojë që ky skenarë eventualisht edhe të efektuohet, por opinioni do të jetë i përgatitur për të detektuar çdo veprim klanor në dëm të përgjithshëm dhe njëherit opinioni do të shpërfaq interesin për rreflektim në favor të premisave të demokracisë , sundimit të së drejtës dhe zbatimit të reformave të domosdoshme të notuara nga Komisioni Evropian në Rraportin Special të Pribes. Ivanov, bile mbrëmë sipas deklaratës së tij , ai i tejkaloi edhe kompetencat.

Besimi i mandatit për formimin e qeverisë është vetëm VEPRIM juridik i presidentit i paraparë me kushtetutë,nuk është AKT as individual e as akt i përgjithshëm. Madje qeverinë e zgjedh Kuvendi e jo presidenti . Gjorgje Ivanov është i rethuar me këshilltarë militant partiak , ai që moti është i pjekur për IMPIÇMENT, kjo logjikë përmbanë rezikshmëri për shoqërinë të qëndrojë në krye të vendit. seriozisht duhet menduar për rrugët legale demokratike që ky president sa më parë të largohet nga kjo zyrë e lartë publike.

Po të shpreheshim me metaforë, duhet të ndjehesh keq ( nëse nuk je në skenarë me vetëdije ) nëse ke menduar që tia ,,hudhësh bombën,, pa mos llogaritur se mund të të përgjigjen me ,,RAKETË,, !