Zyrtarët e BDI shquhen për aftësinë e manipulimit duke përdorur çdo situat të mundshme përfshirë këtu edhe përvjetoret e dëshmorëve, datat e betejave etj.

Fotografi të tilla janë publikuar edhe sot nga faqja zyrtare e Teuta Arifit gjatë përvjetorit të rënies së dëshmorit Isa Lika.

Do të ishte shumë normale sikur Teuta mos të ishte ne garë dhe sikur e kaluara e BDI do e dëshmonte të kundërtën por për fat të keq jemi dëshmitar se BDI asnjëherë nuk u përkujdes për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, ish ushtarët e UÇK, dhe se 16 vite pas luftës së 2001 akoma nuk kemi një ligj që rregullon statusin e tyre.

Pra BDI përkujdeset që ti kujtoj dhe rikujtoj vetëm kur ka ndonjë fushat parazgjedhore sa për tu dukur në opinion se gjoja po shqetsohen dhe mërziten për ish ushtarët dëshmorët, familjet e tyre, etj.