Kryetari i PDSH Menduh Thaçi i cili në këto zgjedhje pësoi humbjen më të madhe në karrierën e tij duke ngelur me vetëm 15 mijë vota në nivel shtetrorë, si duket tani më ska ku t’ja mbajë dhe publikisht bën thirrje për tu votuar BDI-ja.

Të gjitha dyshimet që thuheshin në të kaluarën se Menduh Thaçi bashkpunon me BDI tani më janë të qarta dhe publike dhe këtë e vërteton edhe vet Menduh Thaçi i cili në shtabin e PDSH në Orizare ju është drejtuar aktivistëve duke ju thënë kush është PDSH i vërtetë duhet ta votoj BDI-në!

Të gjitha fjalët, lojrat politike, tensionet, dhuna mes aktivistëve në të kaluarën ku kishte edhe vrasje nëpër cikle zgjedhore dëshmohen se kanë qenë një mashtrim i madh sepse Aliu dhe Thaçi çdo herë kanë qenë në korrdinim mes vete dhe çdo gjë bashkë e kanë planifikuar dhe realizuar./fol.mk/