Me shpalljen e zgjedhjeve lokale dje nga ana e kryeparlamentarit Talat Xhaferi për me datë:15.10.2017 kanë filluar edhe kalkulimet për kandidaturat e kryetarëve të komunave.

Si pasojë e këtyre kalkulimeve dje është hapur një anketë online për të parin e komunës së Vrapçishtit ku porositësi i kësaj ankete ka futur dy kandidatë të BDI-së gjegjësisht Bajram Kadria kryetar aktual i komunës së Vrapçishtit dhe Gajur Rushiti Kryesues i Këshillit Komunal në Komunën e Vrapçishtit, kandidatët e mundshëm të LR-PDSH-së, Isen Shabani Kryetar i Degës së Vrapçishtit dhe Bejtulla Kamberi anëtar i kryesisë qendrore të LR-PDSH-së,  anëtari i kryesisë qendrore të Lëvizjes Besa Bejtulla Demiri si dhe kandidat i mundshëm i PDSH-së dhe kuadër i rëndësishëm në këtë komunë Driton Demiri.

Vlenë të theksohet se kandidati i mundshëm Bejtulla Kamberi i LR-PDSH-së i prinë bindshëm kësaj ankete dhe e vërteton edhe një herë se kjo komunë është bastion i LR-PDSH-së.

Rezultatet mund ti gjeni në këtë link dhe fotografinë e më poshtme.

©FOL

Linku i anketës: https://goo.gl/GbUeSX