Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot e vazhdoi seancën e gjashtë me debatin për Propozimin për shkarkimin e Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë, Marko Zvërleski, e cila u vendos në vërejtje proceduriale me kërkesë të deputetëve nga VMRO-DPMNE, që debati për këtë pikë të vendoset në pritje.

Në fillim të seancës në mënyrë proceduriale mbajtën fjalim Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE i cili iu referuar nenit 8a nga Kodi Zgjedhor, sipas të cilit me nënshkrimin e vendimit për shpalljen e zgjedhjeve lokale nuk mund të fillohet procedurë për punësim ose për shkarkim e personave me funksion shtetëror.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se Kuvendi nuk ka asnjë pengesë të vazhdojë me debatin për evoluimin e procesit i cili ka filluar.

“Kuvendi formalisht-juridikisht nuk varet nga asnjë veprim ose procedurë, apo nga cili do pushtet. Për këtë ne do të vazhdojmë me debatin. Sipas jush, Kuvendit duhet t’i vendosim çelës dhe deri më 16 tetor të rrimë në shtëpi. Ligji nuk na pengon dhe nuk mund të jetë pengesë për punën e Kuvendit”, tha Xhaferi.

Për këtë Xhaferi theksoi se Kuvendi do të vazhdojë të punojë në pajtim me rregulloren, ndërsa Dimovskin e udhëzoi të kërkojë interpretim për dispozitat nga Rregullorja deri te komisioni kompetent.

Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE, gjithashtu, në mënyrë procedurale iu referua një dokumenti nga qeveria paraprake teknike me interpretim nga Komisioni Antikorrupsion e cila ka të bëjë me punën e Qeverisë lidhur me dilemën për shkarkim gjegjësisht emërimin e funksionarëve në rast pas shpalljes së zgjedhjeve, sipas të cilit, prej ditës së shpalljes të zgjedhjeve deri në përfundimin e zgjedhjeve ekziston pengesë ligjore të shkarkohen dhe emërohen drejtorët e drejtorive shtetërore dhe institucioneve tjera shtetërore përveç në rast ku mandati i tyre është përfunduar me ç’rast mund të emëroj ushtrues të detyrës.

Ai kërkoi pauzë që të konsultohet për normat ligjore për këtë çështje.

Spikeri Xhaferi theksoi se në këtë rast nuk bëhet fjalë për qeveri teknike por për Kuvendin, e ai e ka kompetencën për zgjedhjeve dhe shkarkime.

“Unë e zbatoj normën dhe për këtë konvokova vazhdim të seancës”, tha Xhaferi dhe dha gjysmë ore pauzë.

Pas pauzës së shkurtër vazhdoi debati procedural në të cilën u përsëritën kërkesat e VMRO-DPMNE-së, por edhe qëndrimi i kryetarit të Parlamentit Xhaferi dhe seanca kuvendore duhet të vazhdojë.

Koordinuesi i grupit të deputetëve të LSDM-së deputeti Tomisllav Tuntev tha se me debatin procedural opozita tenton ta zvarris punën e Kuvendit, duke e shfrytëzuar si motiv shpalljen e zgjedhjeve lokale. Ai i bëri thirrje opozitës të heq dorë nga debati dhe të mundësojë zbatim të proceseve reformuese.

Pas debatit procedural në të cilin u përsëritën qëndrimet e kundërta, spikeri Xhaferi dha pauzë në kërkesë të Dimovskit dhe vazhdimin e seancës e paralajmëroi për në orën 15.