Deputeti në parlamentin e Republikës të Maqedonisë dhe ish ministri i shëndetësisë, z.Nikolla Todorov për herë të tretë paralajmëron proektin më të dështuar në shëndetësi, ndërtimin e Qendrës të re Klinike, një përrallë që edhe fëmijët nuk e besojnë.
Kjo ndërtesë duheshte të jetë gati në prill të 2017 me kosto prej 72 mil. euro, por në vendin e ngjarjes mund të shifen rrënoja, barrishte dhe llamarina që le përshtypje të keqe dhe është indikator real për gjendjen në shëndetësinë në Maqedoni. Ministri teknik pa fije turpi bën paralajmërimin e tretë edhe atë në qershor të viti 2017, që tregon joseriozitet, nënçmim të inteligjencës dhe tentim për defokusim nga realiteti politik dhe situata e rëndë dhe kaotike në shëndetësinë e sëmurë. Ish ministri dhe bashkëpunëtorët e tij janë poashtu përgjegjës për mosndërtimin e spitalieve në Kërçovë e Strugë, vonesat e rinovimeve e spitaleve në Kumanovë, pastaj ambullantës në Haraqinë e shumë e shumë proekte tjera të premtuara me pompozitet dhe prepotencë të paparë.
Departamenti i Shëndetësisë i LR PDSH-së apelon që ky proekt dështak dhe i korruptuar të ndërpritet mënjeherë dhe të mos luhet me ndjenjat e punëtorëve shëndetësorë si dhe pacientëve e familjarëve të tyre. Ne mendojmë se ky proekt duhet të realizohet nga qeveria e re me transparencë të lartë dhe me profesionalizëm nga ekspert të fushave adekuate e jo nga njerëz të dyshimtë dhe pseudoekspertë e firma të uritura puro partiake.
Poashtu apelojmë që urgjentisht të ndërprehen rinovimet parciale e të panevojshme të ndërtesave të vjetra dhe harxhimet pa kontrollë të buxheteve edhe ashtu të varfëra të klinikave dhe spitaleve shtetërore, për të cila do të kërkojmë revizione nga ekspert kompetent të vendit dhe të jashtëm.