Të nderuar qytetarë, LR-PDSH-ja ju informon se gjëndja shëndetsore e Kryetarit tonë z.Ziadin Sela është shumë stablie. Ekipi Mjekësor është optimist për ecurinë e shpejt drejt rikuperimit, por gjithnjë duke bërë të ditur që vizitat duhet të jenë të eleminuara deri në një ndryshim eventual të këtij vendimi.
Edhe sot si çdo ditë që nga aksioni terrorist i 27 prillit, ju falemnderojmë të gjithëve që keni qënë dhe jeni me ne. Falemnderojmë të gjithë shqiptarët që vendosën Kombin …mbi parti, dhe sot më shumë se kurrë janë Bashkë.
Kjo e keqe e solli këtë të mirë të madhe.
Me civilizëm të pashembullt për trojet ballkanike, shqiptarët qëndrojnë të qetë e të vendosur e mbi të gjitha Fitimtar!
Faleminderit kudo që jeni, në secilën shtëpi, lagje, qytet, shtet, në secilën seli apo parti, pasi këto tashmë nuk kanë asnjë rëndësi, ne jemi të gjithë Një, jemi thjesht Shqiptarë!