Zgjedhja e kryetarit të ri të Parlamentit të Maqedonisë në të enjtën e prillit të përgjakshëm ishte beteja më e vështirë për rënimin e regjimit që instaloi ish-kryeministri Nikolla Gruevski për këtë dekadën e fundit. Zgjedhja e kryetarit të ri të Parlamentit, Talat Xhaferi u bë në një gjendje të jashtëzakonshme brenda vetë sallës së Parlamentit dhe e njëjta u kthye në gjendje të jashtëzakonshme me konfrontime të dhunshme e barbare mes deputetëve, dy liderëve politikë Ziadin Sela dhe Zoran Zaev dhe kjo kulmoi kur huliganë të paramenduar mirë nga VMRO-DPMNE u futën në mënyrë të hidhur në Parlament duke nisur terrori i ushtruar ndaj Ziadin Selës dhe Zoran Zaevit.

Talat Xhaferi duhet të jetë i kujdesshëm me veprimet e tij, këtu kemi parasysh vëndosjen e flamurit kombëtar në zyrën e tij si kryetar i sapozgjedhur i Palamentit, si dhe me “Selfy”-et “TRIUMFALISTE” të   Artan Grubit dhe Ejup Alimit, pasi nuk mund të fitosh rejting politik duke nxehur palën tjetër e duke paguar lideri i shqiptarëve Ziadin Sela. Prandaj, aktet e tilla të Talat Xhaferit duhet të jenë të matura dhe të mos nxitohet me motivet e tij patriotike, pasi patriotizmi shihej në 27 prill, ku duhet të jesh përballë dhunuesve duke mbrojtur të drejtën, dhe jo në sajë të publikut të vësh flamurin në zyrë duke treguar se ne jemi meritorët. Betejat kombëtare fitohen me veprime konrete, dhe jo me formalitete që nuk i shkojnë për ndihmë askujt, pos që mund të kuptohet si rejting vetjak politik personal.

Kujtojmë se Ziadin Sela nuk u flijua për hir të interesave të tij personale, por për ta mbrotjur demokracinë dhe për ta kthyer dinjitetin e shqiptarëve në një situtatë të lakmueshme, ku ishin zhytur me qeverisjen kriminale të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së./fol.mk

©FOL