Kryesia Qendrore e Lëvizjes për Reforma-PDSH në mbledhjen e mbajtur sonte në Tetovë vendosi unanimisht që LR-PDSH të bëhet pjesë e qeverisë së re reformatore. Kyetari Ziadin Sela në paraqitjen e tij para mediave  tha se ALEANCA PËR SHQIPTARËT do të jetë pjesë e qeverisë së re me dy ministri ,kurse LR-PDSH  do të jetë e përfaqësuar me një ministër  edhe atë Ministrinë e Shëndetësisë ku si titullar ëashtë propozuar Sekretari Gjeneral i partisë z. Arben TARAVARI.

© fol.mk