Lëvizja për Reforma PDSH shpreh indinjatën e thellë ndaj dhunës së ushtruar ndaj të burgosurit shqiptar në burgun e Shtipit.

Përdorimi i dhunës në burgjet e vendit, po raportohet edhe nga mediat e vendit se torturimi ndaj të burgosurve shqiptarë ka marrë shqetësim të hovshëm, dhe se e njëjta duhet të ndërpritet menjëherë.

Kjo dhunë e autoriteteve të vendit po trondit opinion, pasi me akte të tilla të dhunshme ndaj të burgosurve shqiptarë shkelen të drejtat themelore të njeriut dhe të qytetarit. Është krejt e papranueshme një sjellje e tillë e gardianëve në burgjet e vendit që sillen me papërgjegjësi ndaj vlerave humane të shoqërisë, kur entet përmirësuese shërbejnë për edukimin dhe risocializimin e tyre, por jo të jenë cak i dhunës njerëzore.

Apelojmë deri te organet kompetente ministri i drejtësisë dhe avokati i popullit të trajtojnë këtë dhunë si shkelje e të drejtave të të burgosurve, dhe njëkohësisht kërkojmë që gardianët të jenë të përgjegjshëm ndaj veprimeve të tilla. Konkretisht, për një shtet që pretendon aderim në strukturat euro-atlantike duhet para së gjithash t’u kushtojë vëmendje lirive dhe të drejtave të qytetarit, dhe trajtim human ndaj të gjithë të burgosurve, dhe se çdo dhunë ndaj tyre është e papranueshme. Çdo akt dhune që ka për qëllim të viktimizojë apo dhunojë shqiptarët në forma të ndryshme, për dallim nga BDI, si parti politike që ka mandatin për të mbrojtur shqiptarët nga dhuna e aparatit shtetëror; për ne si LR PDSH aktet e tilla të dhunshme ndaj çdo qytetari i shohim si një goditje të rëndë ndaj vlerave njerëzore dhe demokracisë; dhe se do jemi zëri i fortë kundrejt çdo dhune që mund të përsojnë shqiptarët nga ky sistem autokratik.