Në vazhdën e aktiviteteve të saja, Lëvizja pë Reforma – PDSH,  e  Ziadin Selës   mbajti kuvendin   zgjedhorë të Forumit Rinor të  kësaj partie për Degën e Çairit.

Për  koordinatorë të këtij forumi  u  zgjodh  Enes Sherifi, student i Fakultetit të Ekonomisë, ndërsa për anëtarë të Këshillit Qendrorë të Forumit Rinor të LR- PDSH  u  zgjodhën:

  • Marigona Emini – Magjistrante në Fakultetin Ekonomik – Dega e Financave
  • Dardan Hyseni- Student në Fakultetin Administratë Publike – Shkenca Politike
  • Fatih Qaili – Student në Fakultetin Administratë – Biznesi

Punën e këtij kuvendi zgjedhor e  udhëhoqi Naim Bajrami cili në hapjen e këtij kuvendi u shpreh: “Rinia është ajo që bën forcimin e unitetit kombëtar, realizimin e dëshirave dhe aspiratave të të gjithë shqiptarëve për një shoqëri demokratike pluraliste dhe moderne”. Poashtu   të pranishëm ishin  edhe anëtarë të Kryesisë Qendrore nga rajoni i Shkupit si dhe    Kryetari i Degës  së LR-PDSH së në Çair Rizvan Bela i cili përshëndeti të pranishmit dhe njëherë Forumit Rinorë i dëshiroi punë të mbarë dhe sukses në punët e mëtejme.

© fol.mk

img_8311