Maqedonia nuk do të jetë shtet juridik derisa në tërësi nuk ndriçohet sulmi i organizuar në Kuvend, theksojnë nga LSDM dhe shtojnë se askush nuk do të amnistohet nga përgjegjësia pa dallim nëse është deputet, polic, pjesëtar i ARM-së, gjykatës, prokuror apo qytetar i zakonshëm.

“Xhirimet e djeshme nga kamerat e sigurisë në hollin e Kuvendit e dëshmuan pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të VMRO-DPMNE-së në tentimin për organizim të rrezikimit terrorist të rendit kushtetues dhe tentim për vrasje të disa deputetëve. Xhirimet janë dëshmi kyçe se Nikolla Gruevski gënjen. Edhe pse vazhdimisht pohonte se partia e tij nuk k asgjë me sulmin në Kuvend, në xhirimet nga kamerat vëzhguese shihet qartë se së paku gjashtë deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe një deputet i koalicionit të tyre, e ndihmojnë dhe e nxisin grupin në kryerjen e një sërë veprash penale”, deklaroi sot zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.

Ai theksoi se i tërë opinioni mundi të shohë se kush e planifikoi, nxiti dhe organizoi sulmin e turmës më 27 prill.