LSDM ka kritikuar  mosprezencën e Kryetarit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në seancën e sotme konstituive të Kuvendit.

“Punën e  parë që duhet të bëjnë deputetët e VMRO-DPMNE-së në Kuvend është që t’u sqarojnë qytetarëve se pse mungon Nikolla Gruevski sot. Me ikjen e sotme nga Maqedonia, Nikolla Gruevski edhe një herë dëshmoi se nuk i ineterson shteti por vetëm ikja nga përgjegjësia. Me ose pa Gruevskin, Kuvendi do të ketë Kryetar dhe mandate për formimin e qeverisë reformatore”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.