Sot në disa mediume në Maqedoni doli lajmi se LSDM nuk do të garon me kandidat shqiptar në Komunën e Çairit.

Sipas këtyre mediumeve LSDM ka bërë kalkulimet e saja për komunat tjera, por në Çair do ta mbështesë kandidatin e BDI-së, Visar Ganiun.

Por nënkryetari i kësaj partie (LSDM), Muhamet Zekiri për Zhurnal ka deklaruar se kryesia e partisë ende nuk ka marrë vendim konkret lidhur me Çairin se do kandidoj me kandidat nga rradhët e kësaj partie, apo do ta mbështes ndonjë kandidat tjetër të partive shqiptare.

“Jo ende nuk është zyrtare asgjë. As për Çairin ende nuk kemi marrur vendim. Kryesia qendrore duke diskutuar dhe brenda dy ditëve do të marrim vendim konkret”, u shpreh shkurt për Zhurnal, nënkryetari i LSDM-së, Muhamet Zekiri.