Në zgjedhjet e 11 dhjetorit, qytetarët votuan për ndryshim. Votuan për të jetuar mirë, paga më të larta, kompani të forta vendore, për t’u kthyer paratë e qytetarëve, institucionet të punojnë në shërbim të qytetarëve dhe drejtësi për të gjithë, thuhet në reagimin e LSDM-së ndaj deklaratave të Nikolla Todorovit të VMRO-DPMNE, i cili tha se partia e tij nuk do t’i njeh rezultatet e zgjedhjeve nga ritovimi në Tearcë dhe se partia e tij është fituese e zgjedhjeve, transmeton TetovaSot.
“Mbi 600.000 qytetarë votuan se nuk ka vend në politikë për figura si Nikolla Gruevski, nuk ka kriminelë, nuk ka vjedhje të zgjedhjve ashtu siç bëri VMRO-DPMNE. Ata që bien ndryshimet e tmerruan Nikolla Gruevski. Kështu ai ju kërcënon, e dërgon Todorov të qajë.
Maqedonia do fitojë qeveri të qytetarëve të saj. Proceset demokratike kanë filluar dhe nuk ka kthim pas, atë e di edhe Gruevski. VMRO-DPMNE shkon në opozitë. Vjen jeta, “thuhet në deklaratën e LSDM-së./TetovaSot