Pas fjalimit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit gjatë konferencës e 25-të të Unionit të forcave të reja të VMRO-DPMNE-së, ka reaguar LSDM.

Kjo parti konsideron se fjalimi i Gruevskit është një shembull se si flasin politikanët e humbur, të cilëve u ka ikur koha dhe i pret përballja me drejtësinë dhe dënimin e qytetarëve.

LSDM-ja konsideron se Gruevski qëndron mbrapa fjalimit të para tre ditëve të Gjorge Ivanovit para popullit, duke theksuar se në dhjetë vitet e kaluara, Gruevski u interesua vetëm të pasurojë ”familje”, prandaj askush nuk i beson atij.