Lëvizja BESA mbrëmë ka shtruar një iftar për aktivistët e saj, ku ndër të tjera është bashkëbiseduar edhe pët situatat e fundit politike në vend. Për shkak të pamundësisë që në iftar të marrim pjesë të gjithë aktivistët e këshillave vendore, aty morën pjesë vetëm një pjesë e aktivistëve, siç ishin përzgjedhur mes vete nga këshillat vendore.

Në iftar ishte i pranishëm edhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i cili i falënderoi të pranishmit, i falënderoi donatorët për iftarin, ndërsa në veçanti i falënderoi aktivistët e pranishëm, por edhe ata që nuk kanë mundur të jenë në këtë iftar, për përkushtimin dhe angazhimin e tyre për ngritjen e BESËS, për organizimet e aksioneve, siç ishte protesta madhështore e 9 majit dhe kërkoi falje që nuk kishte mundësi që në këtë iftar të përfshihen të gjithë.