Qeveria e LSDM-ja nuk është e gatshme të rrezikojë rezultatin e zgjedhjeve lokale të 15 tetorit dhe për këto arsye në takimin e nesërm në mes të Dimitrov dhe Kotzias nuk do të diskutojnë propozime konkrete për të ndryshuar emrin, por do të fokusohen në masat për të ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore dhe besim midis dy vendeve, shkruajnë mediat maqedonase për takimin e nesërm të ministrave të jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë në Shkup.

Sipas këtyre mediave është e qartë se e vetmja pengesë për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO për 11 vitet e fundit ka qenë problemi i  imponuar i çështjes së emrit që Maqedonia e ka me Greqinë. Pikërisht  propozime konkrete për zgjidhjen e kontestit të emrit do të kemi fill pas zgjedhjeve lokale.

Këto  media duke u thirrur në informacione ekskluzive nga disa burime të njohura për portalin INFOMAX theksojnë se “ka një plan konkret për të ndryshuar emrin në periudhën e ardhshme nga qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja. Zbatimi i planit të LSDM-së për të ndryshuar emrin para zgjedhjeve lokale do të çonte këtë parti në humbje katastrofike në zgjedhjet lokale. Në qoftë se ata tani do ta shfrytëzojnë kapitalin e plotë politik për implementimin e planit për ndryshimin e emrit, ajo këtë  subjekt politik do ta çonte në asgjesim të plotë agjendën për të cilën LSDM-ja u soll në pushtet nga qendra të huaja të fuqishme. Humbja në zgjedhjet lokale të Qeverisë do të thotë edhe delegjitimim për shkak të humbjes së përkrahjes së shumicës gjë që nuk e kishte edhe më parë. Me këtë LSDM-ja nuk do të kishte asnjë të drejtë si dhe nuk do ta përfaqësonte popullin maqedonas në bisedime që janë kaq të rëndësishme, siç është rasti me temën e dhimbshme të emrit.”, thonë këto burime dhe shtojnë se:

“Pikërisht për këto arsye takimi me nënpresidentin amerikan Mike Pence dhe Zoran Zaev dhe tema e bisedës së tyre ishte mbajtur e fshehur nga publiku. Zaev kurrë nuk do të humbte shansin për t’u mburrur se personalisht kishte biseduar me zëvendës presidentin e SHBA-së. Zaevi në këtë takim nënpresidentit Pence i ka dhënë planin konkret për ndryshimin e emrit në muajt e ardhëshëm, përkatësisht pas përfundimit të zgjedhjeve lokale dhe pikërisht ky takim ishte fshehur nga sytë e publikut.

Është më se e qartë se qeveria po punon në një agjendë të fshehur dhe të përshpejtuar e cila është në kundërshtim me interesat kombëtare maqedonase dhe se është e gatshme për të marrë një hap radikal, siç është ndryshimi i emrit për shkak të plotësimit të detyrave të dhëna nga ambasadat e huaja. Mënyra e vetme për të parandaluar këtë agjendë katastrofike për Maqedoninë është që LSDM-ja të mposhtet në zgjedjet lokale më 15 tetor.”, përfundojnë burimet ekskluzive të njohura për portalin INFOMAX.