SDM-ja nuk përjashton mundësinë e zgjerimit të koalicionit qeveritar me dy parti opozitare shqiptare BESA dhe PDSH. Negociata serioze për këtë nga LSDM paralajmërojnë pasi Qeveria do të përfundojë me siç thonë, “çështje prioritare”.

“Kur bëhet fjalë për interes shtetëror gjitha opsionet janë të hapura. Në këtë rast është i hapur opsioni për zgjerimin e qeverisë, më saktë mundësia e përfshirjes së BESËS në pushtetin ekzekutiv. Nuk e përjashtojmë as mundësinë e përfshirjes edhe të PDSH-së”, kanë thënë nga LSDM, njofton Alsat-M.