Strukturat në formim e sipër të LSDM në Likovë duan të theksojnë se hapja e kufirit është projekt i përbashkët qeveritar ku rol kryesor ka pasur LSDM në krye me Zoran Zaev.

Ky projekt nuk është projekt partiak I BDI ashtu siç reklamohen zyrtarë të kësaj partie, ka shkruar në murin e tij në facebook, iniciatori për themelimin e degës së LSDM në komunën e Likovës, Hadi Osmani. Reagimi i tij vjen shoqëruar me foton e zv/kryeministrit për eurointegrime, Bujar Osmani, i cili kishte folur për këtë projekt të hapjes së pikës kufitare dhe realizimin e tij.