Në kundërpërgjigje ndaj konferencës për shtyp të Vladimir Gjorçev nga VMRO-DPMNE nga LSDM thanë se Nikolla Gruevski do të duhet të pranojë se ai po përballet me drejtësinë dhe se për “të gjitha krimet kundër qytetarëve do të ketë përgjegjësi”.

“Drejtësia është pjesë e fillimit të proceseve demokratike në Maqedoni. Nikolla Gruevski do të duhet të pranojë se ai përballet me drejtësinë. I kapur në montimet e proceseve politike gjyqësore. I kapur në gënjeshtrat e qytetarëve për furgonat e verdhë, stacione të klonuara dhe shërbimeve të pretenduara të huaja. I kapur në skandalin mbi përgjimet ilegale, së bashku me kushëririn e tij Sasho Mijalkov”, thuhet në komunikatë të LSDM-së.

LSDM thotë se do të zbatohen të gjitha reformat të vërejtura në raportet e Priebe dhe Komisionit Evropian.

“Gjyqësori do të jetë i pavarur. Mandati i PSP do të vazhdohet. Ka përfunduar koha për politikan si Gruevski”, theksohet në komunikatën e LSDM-së