VMRO-DPMNE vazhdon të shpërndajë lajme të rrejshme për Hartimin e Strategjisë për refugjatët me çka shkakon panik të panevojshëm dhe shqetësim tek qytetarët.

Qytetarët duhet t’a marrin me qetësi dhe mos bien pre e manipulimeve dhe propagandës së VMRO-DPMNE-së të ngelur pa ide. Në Republikën e Maqedonisë nuk do të ndërtohen banesa e as kape për refugjatët, nuk do t’u jepet shtëtësi refugjatëve, e as nuk do të ndërmerren masa shtësë për këtë çështje.

Republika e Maqedonisë do të vazhdojë të jetë vend tranzit për refugjatët dhe do t’u ndihmojë atyre në rrugën për të arritur destinacionin e fundit në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare. Çdo pohim tjetër nga VMRO-DPMNE-ja është gënjeshtër dhe ka për qëllim të vetëm përhapjen e frikës dhe defokusimin e vëmendjes nga nevojat reale të qytetarëve.