LSDM nuk do të nxjerr kandidat të sajin për komunën e Çairit, ndërsa do të përkrah kandidatin e BDI-së për zgjedhjet lokale, mëson ekskluzivisht Medial.mk, nga burime brenda partisë shqiptare në qeveri. Si rezultat i këtij bashkëpunimi, BDI nuk do të nxjerr kandidat të vetin në qytetin e Shkupit, me çka do të përkrahet LSDM-ja, ndërsa e njëjta mbështetje e BDI-së do të vlejë edhe për komunën e Butelit dhe Çuçer Sandevën ku do i jepet krah kandidatit të socialdemokratëve të Zaevit. Kjo situatë pritet të bëhet më e qartë gjatë ditëve në vazhdim, me çka edhe LSDM dhe BDI kanë precizuar lartë- poshtë emrat e kandidatëve në komunat e sipërpërmendura. Siç që dihet, LSDM në Shkup pritet të garojë me Petre Shilegovin, ndërsa BDI në Çair me Visar Ganiun, derisa të dyja partitë në komunat e apostrofuara do të dalin me lista të veta për këshilltarë, informon Medial.mk.