Kanali i hapur në qendër të Haraçinës në të cilin derdhen ujërat e zeza, vazhdon të jetë problem shumë i madh për banorët e këtij fshati. Ata që jetojnë në afërsi të kanalit thonë se më vështirë e kanë kur temperaturat janë të larta, për shkak të erës së keqe që kundërmon.

Një javë më parë këshilltarët e LSDM-së në Haraçinë tentuan ta pastrojnë por u ndaluar nga disa përfaqësues nga rradhët e BDI-së, të cilët kërkuan leje të posacme për të filluar punimet.
Ndërkaq, sot në adresë të agjencisë së lajmeve INA, një përfaqësues i LSDM-së në këtë komunë, ka dërguar dokumentin dhe lejen të cilën e kanë siguruar nga Ndërrmarja e Ujësjellësit,  për pastrimin e këtij kanali. (INA)