Pas 11 dhjetorit askush më në Maqedoni nuk do të paguaj taksën radiodifuzive. Do t`i japim fund presioneve, llogarive të bllokuara dhe stresit nga përmbaruesit për llogaritë e paguara nga taksa radiodifuzive, porositën sot nga LSDM-ja, transmeton TetovaSot.

“Radio televizioni i Maqedonisë do të jetë një medium publik për qytetarët i financuar direkt nga Buxheti. Qeveria e papërgjegjshme përmes DAP po i toleron borxhet milionëshe të RTVM-së për mos pagesën e tatimeve, ndërsa po kërcënohet me pagesën e dhunshme të taksës radio difuzive të 85.000 qytetarëve. Gruevski qytetarëve i dërgoi përmbarues në shtëpi në bazë të ndryshme, ndërsa me paratë e tyre e bleu një mercedes prej 600.000 euro dhe syze prej 60.000 dollar. Po përfundon koha e dhunshme e Nikolla Gruevskit. Taksën radio difuzive do ta ndërpremë. Ndryshimet po ndodhin. Maqedonia po ndryshon”, porositën na LSDM-ja.