LSDM-ja përmes një kumtese ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, i cili tha se qeveria e re nuk është e përqendruar në zhvillimin e ekonomisë dhe se ka ngecje serioze.

Nga LSDM thonë se ekonomia dhe shteti po shkojnë në drejtim të duhur pasi Gruevski shkoi në opozitë.

“Të kota janë akuzat dhe brengosjet e rrejshme të Nikolla Gruevskit për ekonominë, kur pikërisht ai me bashkëpunëtorët e tij ka rrënuar ekonominë dhe ka futur në borxh qytetarët, që të mund të pasurohen personalisht”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Ata shtojnë se qytetarët për çdo ditë po shikojnë dhe ndjejnë dobitë e punës së tyre të përgjegjëshme, ndërsa thonë se me rritjen e ndihmës për kompanitë vendore, do të mundësojnë hapje të reja të vendeve të punës.