Deklarata e sotme e Emil Dimitrievit është vërtetim i asaj që institucionet qeveritare janë në kaos të plotë rreth menaxhimit me pasojat nga vërshimet që e kapluan rajonin e Shkupit dhe të Tetovës, reaguan nga LSDM-ja.
LSDM-ja në reagim konstatoi se vlerësimi ende nuk është kryer ashtu si është paralajmëruar, e as që po paralajmërohet një ndarje minimale e drejtë e ndihmës për të dëmtuarit.
“Dëshmi për paaftësinë e kësaj qeverie është pranimi se 33 milion euro të paralajmëruara për kompensimin e dëmeve po planifikohet që të merret një kredi nga institucionet ndërkombëtare. Edhe përskaj asaj që para më pak se një muaj në mënyrë të paligjshme ata lëshuan një fletë obligacion në vlerë prej 450 milion euro, sot vet e pranuan se nuk janë në gjendje që nga ato mjete të ndajnë vetëm 7 % dhe t`i ridestinojnë për sanimin e dëmeve nga vërshimet.
LSDM propozoi që 20 milion euro nga flet obligacioni i katër që u dedikuan për krizën e refugjatëve të ri dedikohen për sanimin e dëmeve nga vërshimet.”, thuhet ndërmjet tjerash në reagimin e LSDM-së.