Nisjen e grumbullimit të nënshkrimeve kundër regjistrimit të popullsisë, nga ana e VMRO-DPMNE-së e ka kritikuar Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë.

Nga atje kanë vlerësuar se DPMNE-ja është parti anti-kombëtare dhe procesi i nënshkrimeve nuk është asgjë tjetër, pos përmbushje e tekeve të liderit të partisë, Hristijan Mickoski.

“VMRO-DPMNE-ja me Hristijan Mickoski janë parti antikombëtar e cila punon kundër qytetarëve dhe kundër shtetit. Secili deputet nga çdo grup parlamentar deri në Kuvend mund të dorëzojë propozim tekst të Ligjit. Nga këtu, është e qartë se ky hap i Mickoskit është vetëm një nevojë brendapartiake për përmbushje të tekeve personale”, thanë nga LSDM-ja.

Ndërkaq, opozita ka filluar grumbullimin e nënshkrimeve me qëllim të prolongimit të regjistrimit.