LSDM pret që në vend të përgjigjes ndaj dokumentit të lëshuar ditë më parë, BDI t’i jep nënshkrimet e deputetëve që Zoran Zaev të merr mandatin për formimin e Qeverisë. Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, nuk ka dashur të komentojë përmbajtjen e përgjigjes që LSDM i ka dhënë partisë së Ahmetit lidhur me platformën e partive shqiptare, por tha se të gjitha përgjigjet do ti jep Zaev pasi të mer mandatin.

“Pritjet tona janë se përgjigja kthyese do të jenë nënshkrimet për formimin e Qeverisë. E kemi thënë edhe më herët, pikëpamjet tona për gjitha ato çështje do ti jep kryetari Zoran Zaev nga pozicioni i mandatarit për formimin e Qeverisë”, tha Petre Shilegov nga LSDM.

Nga BDI dhe Aleanca për Shqiptarët, nënkryetarët e të cilëve u takuan dje në Tetovë, sot nuk ka asnjë koment mbi dokumentin të cilin e ka dërguar LSDM në selinë e integristëve. Nga dy subjektet në fjalë nuk ka as përgjigje nëse garancat e partisë së Zaevit janë të pranueshme ose jo dhe as nëse do t’i japin nënshkrimet e tyre që Zaev të mer mandatin nga presidenti i shtetit.

Nga ana tjetër partnerët e koalicionit të udhëhequr nga VMRo-DPMNE kanë dalë me idenë për një platform mbarëmaqedonase si kundërpërgjigje ndaj platformës së përbashkët të partive shqiptare. Të parët idenë e kanë lansuar Partia Socialiste e drejtuar nga Lubisha Ivanov Xingo, të cilët ftojnë për bashkim të popullit maqedonas rreth një platforme në të cilën do të precizohen vijat e kuqe që nuk do të guxojë ti tejkalojë askush. Në këtë platofmë kërkohet të ruhet rregullimi i brendshëm, karakteri i sigurisë, funksionimi i institucioneve, gjuha, emir, kultura, historia, ekonomia dhe politika e jashtme. Nga VMRO-DPMNE nuk kanë dhënë përgjigje të prerë për këtë ide, por lideri i kësaj partie, Nikolla Gruevski, një platform të këtillë si mundësi kundërpërgjigje ndaj platformës shqiptare e ka përmendur edhe në takimin e djeshëm me ambasadorin frances. Në komunikatën e lëshuar nga VMRO-DPMNE thuhet se Gruevski ka potencuar në takim se edhe bashkësia më e madhe në vend, ajo maqedonase mund të përpilojë platform të re dhe ta paraqes si kusht tani dhe në të ardhmen dhe kjo do të ishte sipas tij, shkak për problem dhe rigrupime të reja./Shenja