LSDM përmes një kumtese për Telegrafi Maqedoni i bën thirrje presidentit Ivanov që të sillet në pajtim me Kushtetutën, ndërsa OBRM-PDUKM-ja të jetë opozitë konstruktive. Ata theksojnë se në periudhën që vjen duhet të ketë përgjegjësi nga të gjithë, që të mundësohet formimi i qeverisë së re.

“Qytetarëve ju duhet stabilitet, jetë cilësore dhe perspektivë që do t’i hap eurointegrimet, dhe kjo do të munsëdojë formimin e qeverisë së re reformuese. Shumica parlamentare do ta realizojë detyrimin e saj para qytetarëve, të formojë qeverinë e re, e cila do t’i realizojë reformat e nevojshme në interesin e qytetarëve dhe shtetit”, thonë nga LSDM.

Nga kjo parti gjithashtu thonë se duhet të ndalojnë gjitha gënjeshtrat në lidhje me disa kërcënime të interesave kombëtare dhe shtetërore, që sipas tyre, Nikolla Gruevski për interesa personale shqetëson qytetarët.